AKTUALITET /

Merr flakë apartamenti në Elbasan, dëme të shumta materiale

Shkak për zjarrin është bërë shkëndija elektrike në ambientet e kuzhinës.

Shkruar nga Versus

Merr flakë apartamenti në Elbasan, dëme të shumta materiale

Elbasan- Një apartament në rrugën “Aqif Pasha” është përfshirë në flakët.

Dyshohet se shkak për ngjarjen, është bërë një shkëndijë elektrike. Flakët fillimisht janë përhapur në kuzhinë dhe më pas në të gjithë apartamentin.

Fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar, por ka shumë dëme materiale. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave të flakëve. Versus.al

Poll