
Shkodër- Një i moshuar 80 vjeçar, i identifikuar si Gjek Prronaj ka ndërruar jetë mbrëmjen e djeshme pasi banesa e tij në fshatin Shtoj i Vjetër u përfshi nga flakët.
Ngjarja ndodhi rreth orës 21:35, ndërsa raportohet se zjarri mund të jetë shkaktuar nga një shkëndijë elektrike.
I moshuari i cili jetonte vetëm, nuk ka arritur të dalë në kohë nga banesa dhe fatkeqësisht ka humbur jetën. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjeve. Versus.al







