AKTUALITET /

Merr flakë banesa në Tiranë, humb jetën një person

Dyshohet se zjarri ka rënë aksidentalisht në banesën ku i moshuari jetonte vetëm.

Shkruar nga Versus

Merr flakë banesa në Tiranë, humb jetën një person

Tiranë- Një banesë private në rrugën “Myzafer Spaho” është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme duke shkaktuar vdekjen e një personi.

Mësohet se zjarri ka qenë aksidental dhe për pasojë ka humbur jetën 75 vjeçari R.K i cili jetonte i vetëm në banesën private.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave  dhe dokumentimin ligjor të rastit. Versus.al

Poll