
Ngjarja e ndodhur në Korçë pak javë më parë kur u arrestuan dy vajza të cilat nëpërmjet një faqje online denigronin vajza të tjera duke u postuar fotot intime, është kthyer në debat mes të ftuarve në emisionin “Opinion”.
Gazetari Xhensil Shkëmbi shprehu revoltën e tij ndaj meshkujve që përdorin videot dhe fotot nudo të vajzave për t’i shantazhuar më vonë, por një kritikë e pati edhe për vajzat duke u bërë thirrje që të mos dërgojnë më foto të tilla.
“Nuk bëhen vajzat më moderne kur çojnë foto nudo. Mos dërgoni foto nudo”- u shpreh ai.
“Po thua diçka që është e gabuar”, i tha Zhaklin Lekatari e cila i bëri thirrje edhe Fevziut që të mos e lejonte më gazetarin të jepte mesazhin që sipas saj ishte i gabuar.
Pjesë nga debati:
Xhensil Shkëmbi: Dua të specifikoj diçka. Unë nuk fola fare për djemtë. Unë u bëra mesazh vajzave, nuk u mora fare me djemtë sepse unë dënova absolutisht çdo kënd që merr foton personale dhe e poston.
Zhaklin Lekatari: Duhet të jesh më i vetëdijshëm për gjërat që thua.
Blendi Fevziu: Thuaje dhe një herë mesazhin që kishe.
Xhensil Shkëmbi: Çdo vajzë duhet të ketë…
Lenida Halilaj: Mos more Fevziu, pse e lë se është mesazh i gabuar!
Xhensil Shkëmbi: O Ledinë do më lësh ta them apo?!
Zhaklin Lekatari: Për çfarë po e jep këtë mesazh në emision?
Xhensil Shkëmbi: Që t’u them të gjitha vajzave që postojnë e çojnë foto nudo…
Zhaklin Lekatari: Ky është mesazh i gabuar!
Xhensil Shkëmbi: Po cili qenka mesazh i duhur, që të çojnë foto nudo?!
Lenida Halilaj: Mesazhi që duhet të thuhet në këto raste është që djemtë të mos përdorin fotot e vajzave.
Xhensil Shkëmbi: Mos bëni debat kot për një gjë që nuk ka debat. Unë kundërshtoj çdokënd i cili poston foto intime të të gjithëve, absolutisht, kaq, pike. Versus.al







