Për shkak të motit të keq, një aksident është regjistruar pasditen e kësaj të diele në aksin rrugor Pogradec-Lin, në afërsi të fshatit Udënisht.
Në aksident janë përfshirë dy mjete që sipas policisë njëri prej tyre ka kryer një manovër të gabuar duke shkaktuar edhe përplasjen kokë më kokë.
Nga përplasja e fortë kanë mbetur të palgosur 2 turistë anglezë të cilët po lëviznin me një mjet me targa të Shkupit, ndërkohë që e plagosur rëndë ka mbetur edhe drejtuesja mjetit tjetër.
Te tre të plagosurit janë dërguar me urgjencë drejt spitalit të Pogradecit.
Pogradec/Informacion paraprak
Rreth orës 17:50, në aksin rrugor "Pogradec-Qafë Thanë", në afërsi të fshatit Udënisht, automjeti tip "Toyota" me drejtuese shtetasen E. B., është përplasur me automjetin tip "Hyndai" me drejtues shtetasin D. R.
Si pasojë e përplasjes kanë ngelur të dëmtuar drejtuesja e automjetit tip Toyota, si dhe drejtuesi i automjetit tip Hynday dhe një pasagjere në këtë automjet, të cilët ndodhen në spital për mjekim.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakun e aksidentit.








