Si pasojë e rreshjeve intensive të shiut dhe motit të keq, për ditën e diel, date 12 Janar janë anuluar lundrimet nga Durrësi drejt Barit dhe po ashtu nga Bari drejt Durrësit.
Sipas kapitenerisë, janë dy tragetet që do të niseshin nga Shqipëria dhe dy tragete që do të niseshin nga Bari, ludrimet e të cilave nuk do të kryhen pasi kushtet e motit do të përkeqësohen të dielën.
“Nisjet dhe mbërritjet për linjat Durrës-Bari dhe Bari-Durrës, datë 12.01.2024, janë anuluar për shkak të erës së fortë me drejtim Veri-Lindje dhe forcë 8 në Adriatikun Jugor. Lundrimet për linjën Ankona-Durrës për të njëjtën datë do të funksionojnë si zakonisht,” njofton Kapiteneria.
Megjithatë lundrimet në linjën Ancona-Durrës dhe Durrës-Ancona nuk do të pezullohen dhe do kryhen në oraret e parashikuara. /Versus.al/







