AKTUALITET /

Ndërron jetë Baba Hekurani, udhëheqësi shpirtëror bektashi i teqesë së Alipostivanit

Shkruar nga Versus

Ndërron jetë Baba Hekurani, udhëheqësi shpirtëror

Mëngjesin e sotëm është ndarë nga jeta në mënyrë të papritur Baba Hekurani, udhëheqësi shpirtëror bektashi i teqese së Alipostivanit në Përmet.

Teqeja e ringritur mbi rrënojat e tempullit të dikurshëm është një nga teqetë më të vizituara nga besimtarët në jug të vendit.

Ai cilësohet si njeriu që arriti të ringrinte nga rrënimi shtëpinë e Zotit dhe e ktheu vendin malor në një vend të shenjtë të njohur në të gjithë qarkun e Gjirokastrës, por edhe në zona të tjera.

Me vite të tëra në shërbim të fesë, ai gëzonte respektin e të gjithë banorëve të Përmetit dhe më gjerë. Versus.al

Poll