AKTUALITET /

Ndeshja me Ukrainën në "Air Albania", qindra policë në gatishmëri! Nga ora 15:00 bllokohen këto rrugë

Ndër thirrjet e bëra nga policia është edhe që tifozët të mos mashtrohen me çmimet e biletave.

Shkruar nga Versus

Ndeshja me Ukrainën në "Air Albania", qindra policë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave të ndërmarra për të garantuar mbarëvajtjen e sigurisë dhe rendit gjatë ndeshjes Shqipëri-Ukrainë në "Air Albania" që luhet sot në orën 20:45. 

Me qëllim lehtësimin e qarkullimit të automjeteve në kryeqytet, që prej orës 15:00 do të bllokohen rrugët në afërsi të stadiumit, konkretisht: 

Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, 20 m mbi urën e Dajtit;
Rruga “Papa Gjon Pali II”;
Rruga “Dervish Hima”, pranë Ambasadës së SHBA-së;
Rruga “Asim Zeneli”, pranë Ambasadës së SHBA-së;
Rruga “Themistokli Gërmenji”;
Rruga “Ismail Qemali”, kryqëzimi i Liceut;
Rruga “Mustafa Matohiti”, pranë shkollës “Kosova”;
Rruga “Jul Variboba”, pranë postës;
Rruga “ Lekë Dukagjini”, pranë ish-Gardës së Republikës;
Rruga “Avdyl Frashëri”, pranë kryqëzimit të Librit Universitar.

"Në zbatim të planit të masave, punonjësit e Policisë së Shtetit do të ushtrojnë kontroll të imtësishëm ndaj tifozëve, para futjes në stadium, me qëllim parandalimin e futjes në stadium, të banderolave me përmbajtje raciste, të fishekzjarrëve, flakadanëve, lëndëve piroteknike, monedhave metalike, çadrave, çakmakëve, karikuesve të celularëve, mjeteve/produkteve për përdorim kozmetik dhe sendeve të tjera të forta, të rrezikshme për jetën dhe shëndetin e pjesëmarrësve"- njofton policia. 

Ndërsa theksohen edhe shkeljet që dënohen me gjobë e deri në disa vite burg siç është hedhja e flakadanëve në fushë. 

"Me këtë rast, informojmë shtetasit shqiptarë dhe të huaj, se në bazë të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë, veprimet e dhunshme në aktivitetet sportive, si hyrja në fushën e lojës gjatë kohës së zhvillimit të aktivitetit sportiv nga persona të paautorizuar, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë nga 50 000 deri në 100 000 lekë. Kur nga kjo vepër, ka ardhur pengimi i zhvillimit normal të aktivitetit sportiv, dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre muaj. Hedhja e sendeve të forta në fushën e lojës ose mbi njerëzit, mbajtja apo përdorimi i lëndëve piroteknike, fishekzjarrëve, flakadanëve, gjatë zhvillimit të një aktiviteti sportiv, dënohen me burgim nga gjashtë muaj deri në tre vjet". 

Gjithashtu policia u bën thirrje tifozëve që të jenë vigjilentë dhe të mos bien pre e mashtrimeve me çmimet e kripura të biletave. Versus.al

Poll