AKTUALITET /

“Ndikon elektoratin!” Kreu i KQZ thirrje: Kuvendi të mos miratojë këto projetktligje

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirian Celibashi, i ka bërë thirrje Kuvendit të Shqipërisë të mos miratojë dy projektligje që lidhen me paketën e maleve dhe tatimin mbi vlerën e shtuar (TVSH), duke argumentuar se një vendim i tillë mund të ndikojë procesin zgjedhor.

Shkruar nga Versus

“Ndikon elektoratin!” Kreu i KQZ thirrje: Kuvendi të mos

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirian Celibashi, i ka bërë thirrje Kuvendit të Shqipërisë të mos miratojë dy projektligje që lidhen me paketën e maleve dhe tatimin mbi vlerën e shtuar (TVSH), duke argumentuar se një vendim i tillë mund të ndikojë procesin zgjedhor.

Në një deklaratë publike, Celibashi theksoi se neutraliteti i institucioneve shtetërore gjatë periudhave zgjedhore është një standard thelbësor, dhe miratimi i ndryshimeve ligjore që prekin politikat fiskale mund të krijojë perceptimin e një favorizimi politik.

“Ky vendim bazohet në parimin e neutralitetit të institucioneve shtetërore gjatë periudhave zgjedhore, me synimin për të shmangur çdo ndikim të mundshëm mbi elektoratin përmes ndryshimeve në politikat fiskale apo ekonomike,” – shkroi Celibashi në rrjetet sociale.

Kërkesa e Celibashit ka ndezur debate në skenën politike. Mazhoranca qeverisëse e ka mbrojtur paketën e re fiskale, duke argumentuar se ajo është pjesë e një strategjie afatgjatë ekonomike dhe nuk ka lidhje me zgjedhjet. Nga ana tjetër, opozita ka mbështetur qëndrimin e KQZ-së, duke pretenduar se qeveria po përpiqet të përdorë ndryshimet ligjore si mjet për të ndikuar votuesit para zgjedhjeve.

Në ditët në vijim, pritet që Kuvendi të shqyrtojë kërkesën e KQZ-së, ndërsa mbetet për t’u parë nëse shumica parlamentare do të tërhiqet nga miratimi i këtyre projektligjeve përpara zgjedhjeve. /Versus.al/

Tags:

kqz kuvend

Poll