AKTUALITET /

Po shkonte për qokë te Kalemët, arrestohet në Memaliaj vrasësi i Edmond Papës! Pranga edhe Andrea Kalemit

Ervin Bode dyshohet se në bashkëpunim me dy persona të tjerë në dhjetor të 2022-it ekzekutoi Edmond Papën si hakmarrje për vrasjen e shokut të tij Aleksandër Sadikajt.

Shkruar nga Versus
Po shkonte për qokë te Kalemët, arrestohet në Memaliaj
Edmond Papa (viktima), Andrew alias Ervin Bode (autori i dyshuar)

Gjirokastër- Forcat speciale RENEA kanë arrestuar në Memaliaj Ervin alias Andrew Bode i shpallur në kërkim për vrasjen e Edmond Papës në dhjetor të 2022-it në Tiranë.

Në momentin e arrestimit, Bode po shkonte për qokë te shtëpia e Andrea Kalemit, të cilit në korrik të këtij viti persona të paidentifikuar i ekzekutuan me armë zjarri të atin jashtë lokalit në Memaliaj. 

Bode njihet si një prej shokëve të Aleksandër Sadikajt i cili mbeti i vdekur gjatë një shpërthimi në Tiranë pranë TEG-ut, ngjarje që dyshohet të jetë porositur nga Edmond Papa pas prishjes në pazaret e drogës.

Gjatë operacionit të RENEA-s, u arrestua edhe Julian Kalemaj, babai i të cilit mbeti i plagosur në atentatin ku u vra i ati i Andrea Kalemajt. Këtij të fundit, forcat "RENEA" i vunë prangat pasi në banesë iu gjet municion luftarak si dhe shuma parash. Dyshohej se po përgatitej të hakmerrej për vrasjen e babait. 

"Operacioni ka vijuar në Memaliaj, duke kryer kontroll në banesën e shtetasit A. K.. Gjatë kontrollit, shërbimet e Poclicisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri automatike, 1 armë gjahu, 1 gjerdan fishekësh, fishekë luftarak, 2 silenciatorë, 1 jelek antiplumb, 40 145 euro, 438 550 lekë të rinj dhe 3470 dollarë"- thuhet në njoftim. 

Ndërkohë, Ervin Bode mësohet se gjatë gjithë periudhës që ka qenë i fshehur është strehuar në banesën e Julian Kalemit, i cili po ashtu akuzohet për dhënien ndihmë ndaj të shpallurit në kërkim si dhe mbajtjen dhe prodhimn e armëve luftarake. Versus.al

Poll