AKTUALITET /

“Në Shkodër s’ka të fortë e të dobët, s’jemi në Fier”, Bajri: Po vendosen gjoba në emrin tim

Sipas Bajrit, në Shkodër nuk ka përplasje bandash dhe të gjitha këto aludime bëhen nga njerëz dashakeqë.

Shkruar nga Versus

“Në Shkodër s’ka të fortë e të dobët,

Sa i takon konflikteve dhe ngjarjeve kriminale ku shpesh herë përmendet emri i tij, Safet Bajri deklaroi në “Top Story” se nuk ka asnjë lidhje dhe se gjithçka është keqinformim nga njerëz dashakeqë.

Madje u shpreh se në Shkodër, përkundër sa përflitet nuk ka të fortë e të dobët, por kryesora është që të kesh marrëdhënie të mirë me të gjithë.

“Në Shkodër nuk ekziston e forta. Në Shkodër ekziston me qenë sa më mirë me njerëzit, të shohësh familjen tënde. Po nuk ka të fortë e të dobët në Shkodër, nuk jemi në Fier”- tha Bajri.

Për kallëzimin e bërë në SPAK, Bajri tha se ka persona që po përfitojnë nga kjo situatë për të vendosur gjoba në emrin e tij.

“E kam bërë kallëzimin në SPAK sepse njerëzit po vendosin gjoba në emrin tim. U bëj thirrje kujtdo që bie pre, të bëjë kallëzimin në polici se nuk jam unë. Nuk i kam vënë gjobë askujt në jetën time. Këta njerëz të shajnë me gjysh e katragjysh jo më të keqpërdorin emrin. Janë njerëz dashakeq”- shtoi ai. Versus.al

 

Poll