Kryebashkiaku Erion Veliaj i cili ndodhet në qeli prej 9 shkurtit, ka dhënë një intervistë për Report Tv ku ka folur lidhur me arrestimin e tij dhe akuzat e bëra vazhdimisht ndaj prokurorit dhe gjyqtarit të posaçëm.
Intervista me zë dhe me figurë u gjenerua nga kompania e parë AI në Shqipëri “NIV”. Teksa i përgjigjej moderatores Marsela Karapanço për identitetin e personazhit Nesti Angoni, Veliaj zbuloi se me këtë emër janë dorëzuar edhe dy kallëzime të tjera në SPAK kundrejt tij.
Ndërsa sa i takon kreut të SPAK, Altin Dumani, Veliaj tha se nuk e kishte përmendur për shkak se e cilësonte si të përdorur nga prokurori Olsi Dado.
Pjesë nga intervista:
Pyetje: Kush është Nesti Angoni sipas Erion Veliajt?
Erion Veliaj: Nesti Angoni? Kjo s’ka fare rëndësi! Mund të jetë një sajesë e vetë këtyre që hesapet personale i lajnë me vulën e logon e Shtetit. S’i kam bërë kurrë kujt keq. Jam zgjuar çdo mëngjes këto vite që të bëj mirë: të bëj çdo ditë një shkollë, një kopësht, një çerdhe, një park, një rrugë, një shesh, një qendër sociale! S’mbaj mend të kem pushuar një fundjavë, i kam rënë në qafë familjes sime, si e si të ndihmoja mijëra njerëz, sa kam pasur mundësi.
Por, Nesti Angoni e Ols Dado janë të pangopur; s’ja kam dalë t’i nginj me sa duket.
Por, kjo nuk është më e rëndësishmja! Sot në SPAK ka edhe 2 kallëzime të tjera nga Nesti Angoni, dhe bravo i qoftë! Për sa kohë kaloi e para, tani u normua ekzekutimi publik i kundërshtarit me letra anonime e veting pa ligj për 20 vite; 7,300 ditë të jetës së një njeriu.
Pyetje: Pse nuk keni përmendur në asnjë reagim tuajin Altin Dumanin?
Erion Veliaj: Sepse ende lus Perëndinë që një ditë do kuptojë se si po përdoret nga vartësit mediokër e hakmarrës për hesapet e tyre personale. Po e përdorin si Pilatin për Barabën. Zoti e ndriçoftë! Versus.al







