
Policia Rrugore ka rritur praninë në akset kryesore përgjatë ditëve të fundit. Për pasojë, gjatë 48 orëve janë vendosur 524 gjoba për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.
Ndërsa 12 drejtues automjetesh u arrestuan ose proeduan penalisht për shkak të manovrave të bëra me makinat e tyre.
Mes gjobave të vendosura,
-85 ishin për drejtues automjetesh, të cilët duke mos respektuar radhën, krijuan situata kaotike në trafik dhe rrezikuan lëvizjen e mjeteve të tjera;
-179 ishin për mosvendosje të rripit të sigurimi, gjatë drejtimit të automjetit;
-260 ishin për përdorim të celularit, gjatë drejtimit të automjetit. Versus.al

