AKTUALITET /

15 mijë euro për 20 ditë ua dërguan familjarëve, kapen 2 kolumbianet që ushtronin prostitucion në Durrës

Policia ka proceduar penalisht edhe 6 klientë shqiptarë.

Shkruar nga Versus

15 mijë euro për 20 ditë ua dërguan familjarëve, kapen

Dy vajza të reja nga Kolumbia janë arrestuar në Durrës pasi janë kapur brenda një apartamenti të marrë me qira në zonën e Vollgës ku ushtronin prostitucion. Në pranga kanë rënë J.C 23 vjeçe dhe M.A, 25 vjeçe. Ndërsa janë proceduar në gjendje të lirë edhe 6 klientë shqiptarë.

Gjatë ndërhyrjes në apartament ku ushtrohej veprimtaria e paligjshme, policia gjeti dhe sekuestroi shuma parash në euro dhe lekë si dhe faturat që tregonin se brenda një periudhe 20 ditore, dy vajzat kolumbiane u kishin transferuar familjarëve shumën prej 15 mijë eurosh që dyshohet se ishte siguruar falë kësaj veprimtarie të paligjshme.

 

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme. Versus.al

Poll