AKTUALITET /

“Dumani e mbyll me turp”, Berisha: Ka 4 apartamente dhe deklaron se jeton me qira tek vjehrri

Berisha i bëri deklaratat në dalje të SPAK ku zbatoi masën 'detyrim paraqitje'.

Shkruar nga Versus

“Dumani e mbyll me turp”, Berisha: Ka 4 apartamente dhe deklaron se

Kur kanë mbetur edhe 6 ditë nga përfundimi i mandatit të Altin Dumanit në krye të SPAK, kreu i PD, Sali Berisha ka deklaruar para mediave se prokurori i posaçëm po e mbyll me turp kryesimin e tij. Sipas Berishës, Dumani ka fshehur pasurinë. Më tej kreu i PD pretendoi se Dumani zotëron 4 apartamente, ndërsa ka deklaruar se jeton me qira tek vjehrri i tij.

“Nuk është i fundit, bashkë me Irena Gjokën ka hyrë në galerinë e turpit të historisë së drejtësisë shqiptare. Irena ka të tjera plot dhe Altini ka të tjerë, po të mëdhenj, me vendimin e GJK duke ia hequr, duke ia marrë pushtetin sistemit të drejtësisë, për masën e sigurisë për Ballukun.

Tani Dumani e mbyll me faqe të zezë, me pasuri të fshehura. Kam prova të plota. Jam ish-president dhe ish-kryeministër dhe, në fakt, jap garanci se asnjë rrogtar i këtij shteti, përfshi edhe presidentin dhe kryeministrin de facto, nuk ka 4 apartamente me rrogën e shtetit. Ky deklaron se jam me qira te vjehrri. A e kuptoni çfarë mashtruesi është. Po të thoshte se vjehrri ia ka bërë dhuratë vajzës një apartament, do ta pranoja. Por apartamenti është ndërtuar, ky është aksioner dhe thotë jam me qira te vjehrri. Ky i gjeti këta pronarë me 3 apartamente. Cili mund t’i ketë me rrogën e shtetit? Unë me rrogën e shtetit kam blerë vetëm 40 m² ndërtim, pa kredi”, tha Berisha. Versus.al

Poll