Fier- Romeo Mersini, i riu i cili ditë më parë shpëtoi nga flakët çiftin e të moshuarve, sot është arrestuar nga policia.
Mësohet se 29 vjeçari ka goditur me sende të forta xhaxhain e tij pas një konflikti që kanë pasur për shkaqe banale. Më pas është arrestuar edhe vëllai i tij Mentor Mersini i cili e ka goditur të riun me sende të forta.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan shtetasin R. M., 29 vjeç, banues në Fier, pasi për motive të dobëta ka goditur me sende të forta xhaxhain e tij. Për këtë rast u arrestua edhe shtetasi M. M., 32 vjeç, pasi ka goditur me sende të forta vëllain e tij, shtetasin R. M”, informoi sot policia.
I riu kreu një akt heroik duke shpëtuar dy të moshuarit të cilët ishin mbyllur me çelës në shtëpi nga vetë djali i tyre Altjon Sulejmanaj i cili i vuri flakën banesës dhe u largua, për t’u arrestuar më vonë. Ndaj tij u vendos shtrimi i detyruar në spitalin psikiatrik. Versus.al