
Tiranë- Është zbardhur dinamika e ngjarjes së ndodhur ditën e djeshme, ku e gjithë zona e Astirit u alarmua nga denoncimi i një 21 vjeçareje që thoshte se ishte marrë peng.
Policia ka shpallur në kërkim 26 vjeçarin Joni Sadikaj dhe 3 persona të tjerë të cilët kanë qenë me të renë të mërkurën dhe të nesërmen e kanë mbyllur në apartament.
Sadikaj një person i njohur për policinë ka qenë personi që ka marrë me qira dy apartamentet në të njëjtin pallat. Të mërkurën 21 vjeçarja që denoncoi ka qenë duke festuar me Sadikajn, 2 djem dhe 2 vajza të tjera.
Këta të fundit kanë dalë për të pirë kafe të enjten dhe në momentin kur 21 vjeçarja S.Q u zgjua nga gjumi, pa armë zjarri në apartament. E trembur ajo lajmëroi familjarët e saj të cilët më pas denoncuan në polici me pretendimin paraprak se e bija u ishte marrë peng.
Pas ndërhyrjes së forcave RENEA që hynë nga tarraca e apartamentit, u gjetën 2 armë zjarri dhe 2 jelekë antiplumb. 6 të rinjtë dyshohet se kanë konsumuar dhe lëndë narkotike.
Joni Sadikaj është arrestuar në 2017-ën pasi u kap në tentativë për të kaluar 1.1 ton kanabis në Itali. Po ashtu në 2022-in iu gjet një armë zjarri në Tepelenë. Versus.al







