Live Updates /

Tentative pengmarrje në Astir, policia hyn me dhunë në apartament. Zbardhet dëshmia e vajzës: Gjithë natën isha me 5 persona me drogë e armë

*Telefonata e një vajze me inicialet S.Q mesditën e sotme alarmoi Policinë e Shteti e cila pretendonte se është dhunuar *Në pamundësi për të hyrë nga dera, forcat e RENEA-s u futën në banesë nga dritarja me anë të litarëve. *Pas hyrjes në banesë efektivët e policisë e gjetën vajzën në gjendje të rënduar psikologjike por jo me shenja dhune *Gjatë kontrollit në apartamentet e tjera të pallatit ku ndodhi ngjarja u gjetën 2 armë zjarri pistoletë.

Shkruar nga Versus

Çfarë do të gjeni në brendësi

*Telefonata e një vajze me inicialet S.Q mesditën e sotme alarmoi Policinë e Shteti e cila pretendonte se është dhunuar *Në pamundësi për të hyrë nga dera, forcat e RENEA-s u futën në banesë nga dritarja me anë të litarëve. *Pas hyrjes në banesë efektivët e policisë e gjetën vajzën në gjendje të rënduar psikologjike por jo me shenja dhune *Gjatë kontrollit në apartamentet e tjera të pallatit ku ndodhi ngjarja u gjetën 2 armë zjarri pistoletë.

4 Postime
2 MUAJ ME PARE

Gjithë natën me 5 persona/ Zbardhet dëshmia e 21-vjeçares që alarmoi Tiranën: Isha e rrezikuar

Tentative pengmarrje në Astir, policia hyn me dhunë në

Forcat speciale të RENEA-s ndërhynë në një apartament në një pallat në Astir, aty ku këtë të enjte u ngujua një vajzë e moshës 21-vjeç.

Vajza ka qenë në gjendje të rënduar psikologjike dhe pas disa orësh i është marrë një dëshmi.

Ajo ka rrëfyer se mbrëmjen e djeshme ka qenë nën shoqërinë e 5 personave, 2 vajzave dhe 3 djemve. Vajzat, sipas gazetarit, janë shoqëruar nga policia, ndërsa po kërkohet të shoqërohen edhe djemtë.

21-vjeçarja është shprehur se ka qenë e rrezikuar pasi personat që kanë qenë me ta kanë qenë të armatosur.

‘Prej mbrëmjes së djeshme kam qenë nën shoqërinë e 5 personave të tjerë, dy vajzave dhe tre djemve. Nuk ka arritur t’i identifikojë të gjithë duke u shprehur se nuk i kujton personat në fjalë, vetëm dy vajzat ka identifikuar.  është shprehur se mund t’i identifikojë në momentin që mund t’i shohë.

Ajo pretendon se nuk është dhunuar, por kujton se kanë qenë me armë personat në fjalë dhe ka qenë e rrezikuar gjatë gjithë kohës që qëndronte me ta. Këto deklarime janë vërtetuar edhe me verifikimet që janë bërë me pamjet filmike dhe personat janë identifikuar tashmë dhe po kërkohen për t’u shoqëruar’, u shpreh Maçi.

Gazetari tha se mbetet për t’u parë nëse vajza ka qenë gjatë gjithë natës nën efektin e lëndëve narkotike apo nëse është abuzuar me të', ka thene gazetari, Marin Maçi ne Opinion.

2 MUAJ ME PARE

Operacioni i RENEA-s në Astir, policia jep detaje të reja: Në banesën ngjitur u gjetën dy armë! Vajza ndodhet nën kujdesin e stafit mjekësor!

Tentative pengmarrje në Astir, policia hyn me dhunë në

Policia ka dhënë sërish detaje nga operacioni i RENEA-s ditën e sotme në zonën e Astirit pas telefonatës së marrë nga një shtetase me inicialet S.Q  e cila pretendonte se ishte dhunuar nga disa persona. 

Pas hyrjen nga tarraca e pallatit në apartamentin e vajzës e cila nuk pranoi t'ua hapte derën uniforamve blu, policia bën me dije se hapja e banesës nga forcat e RENEA-s nuk pati probleme. 

Gjithashtu po sipas policisë e reja ndodhet nën asistencën e stafit mjekësor dhe nga kqyrja paraprake nuk konstatohen shenja dhune. 

Uniformat blu kanë kryer kontrolle dhe në apartamentet e tjera të pallatit në fjalë ku një banesë tjetër janë gjetur 2 armë zjarri pistoletë. Brenda kësaj banese nuk janë gjetur persona në momentin e kontrollit.

Njoftimi i policisë

Në vijim të informacionit të dhënë pak më parë, ju informojnë se:

Rreth orës 14:10, u bë hapja e derës së banesës nga Forcat “Renea”, nuk pati probleme.

Shtetasja S.Q, ndodhet nën asistencën e stafit mjekësor. Nga këqyrja paraprake nuk konstatohen shenja të dukshme fizike.

Gjithashtu, gjatë kryerjes së veprimeve të ngutshme hetimore dhe kontrollit të apartamenteve të tjera në pallatin në fjalë, në një banesë tjetër janë gjetur 2 armë zjarri pistoletë. Brenda kësaj banese nuk janë gjetur persona në momentin e kontrollit.

Grupi hetimor po kryen veprimet përkatëse me qëllim zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e poseduesit të armëve./Versus.al

2 MUAJ ME PARE

VIDEO/ E reja u mbyll në banesë pas denoncimit, RENEA futet në apartament nga tarraca e pallatit

Tentative pengmarrje në Astir, policia hyn me dhunë në

Forcat e RENEA-s janë futur nga tarraca e pallatit për në banesën pas raportimit të marrë nga një vajzë e cila pretendonte se është dhunuar nga disa persona.

Efektivët e RENEA-s janë ulur me litarë nga tarraca për në ballkon e apartamentit në zonën e Astirit.

Burime bëjnë me dije se e reja me inicialet S.Q është gjetur në banesë e vetme dhe në gjendje të rënduar psikologjike dhe pa shenja dhune. 

Gjithashtu dyshohet se në banesë para se vajza të mbyllej ndodheshin disa djem pasi u gjetën disa armë dhe kokainë mbi tavolinë në kohën kur RENEA hyri brenda në banesë. 

 

Njoftimi i policisë:

Shtetasja S.Q, ka njoftuar sallën operative se ndodhet në një banesë në katin e 8-të, dhe pretendon se është dhunuar nga disa persona.  Menjeherë në vendngjarje kanë mbërritur sherbimet e Policisë, Grupi Hetimor, shërbimet zjarrëfikëse dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes si dhe ofrimin e ndihmës së qytetares. Shërbimet e Policisë po negociojnë me shtetasen S.Q, pasi e ka mbyllur deren dhe nuk pranon ta hap.

 

2 MUAJ ME PARE

Pengmarrje në Tiranë? FNSH dhe RENEA blindojnë pallatin në Astir! Vajza që denoncoi: Më rrahën disa persona

Tentative pengmarrje në Astir, policia hyn me dhunë në
Foto nga vendngjarja

Tiranë- Forca të shumta policie kanë rrethuar një pallat në zonën e Astirit pas denoncimit të bërë nga një vajzë e cila pretendoi se është dhunuar nga disa persona.

Në vendngjarje kanë mbërritur edhe zjarrikësit dhe ambulance, ndërsa efektivët po negociojnë me vajzën e identifikuar S.Q e cila ka mbyllur derën e banesës dhe nuk pranon ta hapë. Pavarësisht kësaj ajo thotë se në banesë është vetëm ajo. 

“Shtetasja S.Q, ka njoftuar sallën operative se ndodhet në një banesë në katin e 8-të, dhe pretendon se është dhunuar nga disa persona.  Menjeherë në vendngjarje kanë mbërritur sherbimet e Policisë, Grupi Hetimor, shërbimet zjarrëfikëse dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes si dhe ofrimin e ndihmës së qytetares. Shërbimet e Policisë po negociojnë me shtetasen S.Q, pasi e ka mbyllur deren dhe nuk pranon ta hap”- thuhet në njoftimin e policisë.

E gjithë zona është rrethuar nga forcat speciale RENEA, ndërsa raportimet paraprake janë për një pengmarrje. Sipas detajeve të mëtejshme, vajza dyshohet se është larguar fillimisht me të dashurin dhe ka pasur konflikt me familjarët e saj. Versus.al

Poll