Arlind Qori i “Lëvizjes Bashkë” dhe Adriatik Lapaj i “Shqipëria Bëhet” u bënë bashkë këtë të Hënë në një tubim për oficerin e Policisë Gjyqësore, Azbi Spahiun. 57 vjeçari tentoi vetëvrasjen si pasojë e presionit të shkaktuar nga strukturat policiore pas arrestimit të djalit të Samir Manes, Martin Mane.
Teksa qytetarë të shumtë protestuan me pankarta në duar duke kërkuar zbardhjen e së vërtetës nga institucionet vendase, kjo protestë ka shënuar edhe një incident.
Arlind Qori dhe Adriatik Lapaj kanë debatuar se kush ka organizuar protestë, ndërsa nuk kanë munguar as ofendimet mes tyre.
Ishin përfaqësues të Qorit të cilët e kanë quajtur Adriatik Lapajn si të shitur, ndërsa ky i fundit i ka etiketuar si komunistë. /Versus.al/







