Shkodër- Një ngjarje e mundshme kriminale është parandaluar nga policia e kryeqendrës së veriut në lagjen e njohur si “Manush Alimani”.
Mësohet se një 54 vjeçar i identifikuar si Vedat Hoxha ka pasur një konflikt me pronarin e një lokali dhe disa persona të tjerë. Pas sherrit me ta, është rikthyer në lokal me një kallashnikov në duar.
Fatmirësisht policia ka ndërhyrë në kohë duke neutralizuar Hoxhën i cili mbante në duar armën e zjarrit për të kërcënuar personat me të cilët kishte patur konflikt.
Në pamundësi për t’u larguar i arrestuari hodhi armën në tokë. Ndërsa gjithashtu në gjendje të lirë u procedua pronari i lokalit G.H 36 vjeç pasi akuzohet se kishte punësuar në mënyrë të padeklaruar disa persona dhe kishte fshehur të ardhurat e biznesit. Versus.al







