Durrës- Policia ka ndërhyrë për të parandaluar përshkallëzimin e një konflikti të ndodhur pas një sherri mes disa personave brenda një lokali në lagjen e plazhit.
Në pranga ka rënë 35 vjeçari Geront Vrioni i cili u përfshi në një konflikt fizik me disa persona të tjerë dhe pas përplasjes ka tentuar të përdorë armën e zjarrit kallashnikov.
Gjatë kontrolleve iu gjet dhe sekuestrua arma e zjarrit, ndërsa grupi hetimor ka vijuar punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit që për pak mund të kishte rezultuar në tragjedi. Versus.al







