
Me urdhër të Prokurorisë së Fierit, janë sekuestruar pasuritë e E.Sh i cili është nën hetim për veprat penale të mashtrimit, fshehjes së pasurisë dhe pastrimit të parave.
Hetimet ndaj tij nisën në vitin 2021 pas dyshimeve se E.Sh nëpërmjet një aktiviteti “Call Center” në qytetun e Fierit, ishte përfshirë në veprimtari të jashtëligjshme. Sipas organit të akuzës, i pandehuri depozitonte paratë “cash” në llogari bankare duke mos justifikuar burimin e tyre. Më pas këto vlera u investuan në pasuri të paluajtshme të cilat ende po verifikohen.
Konkretisht deri më tani janë sekuestruar:
1 – Pasurinë e llojit Njësi, me sipërfaqe 230 m2;, si dhe
2 – Pasurinë e llojit apartament me sipërfaqe 100 m2, në Fier. Versus.al

