AKTUALITET /

Pensionistët në protestë para Kryeministrisë: Rrisni pensionet, na ka mbet vetëm me kap armët

Dhjetra pensionistë kanë protestuar sot para Kryeministrisë për rritjen e pensioneve. Ata janë shprehur se po jetojnë në kushte të vështirë për shkak të pensioneve të ulta duke shtuar se kanë punuar gjithë jetën dhe nuk po arrijnë dot të sigurojnë as minimumin e jetës.

Shkruar nga Versus

Pensionistët në protestë para Kryeministrisë: Rrisni

Dhjetra pensionistë kanë protestuar sot para Kryeministrisë për rritjen e pensioneve. Ata janë shprehur se po jetojnë në kushte të vështirë për shkak të pensioneve të ulta duke shtuar se kanë punuar gjithë jetën dhe nuk po arrijnë dot të sigurojnë as minimumin e jetës.

Një nga pensionistët u shpreh se ka punuar në bujqësi gjithë jetën dhe merr një pension që nuk i dalin as për ilaçe ndërsa presidenti merr 4 milionë lekë dhe është vetëm një kukull.

“Na ka ardhur shpirti me dal. Ne e kemi ndërtuar Shqipërinë, këta hajdutë na kanë bërë me myt veten. Marr 180 mijë lekë. Gruan e kam të sëmurë, vajzën e kam të sëmurë. Paguaj 70 mijë lekë drita.
400 lekë marr me shtesën.
Çfarë më duhet 50 mijë lekë, më shkojnë 70 mijë lekë ilaçet. Jam me hepatit B, mëlçi, me zemër, prostatë. Jam i mbaruar. Nuk duhet të ketë pension nën 400 mijë lekë. Kam punuar në bujqësi, kam vaditur me këmbë në ujë gjithë natën. Kam marrë rërën në krahë e kam çuar anas malit. Presidenti 4 milionë, po ai është vetëm një kukull. Vjedhin këta deputetë, e marrin 3 milionë rrogën në kurriz tonin. Na vjen keq, ishalla i mbushet mendja se na ka mbetur veç me kap armët. O të na rrisë pensionet 400 mijë lekë, o të hiqet qafe”, tha pensionisti.

Një tjetër pensionistë u shpreh se ka filluar të punojë që në moshën 14 vjeçare dhe nuk vlerësohet.

“Kam hyrë në punë 14 vjeç e gjysmë. Kam 38 vite punë në shtet. Kam punuar në të gjitha veprat, me shtëpinë e Enver Hoxhës, Mehmet shehut, jam mjeshtër në kategorinë 7. Pensioni 180 mijë lekë. S’kam lënë vepër pa punuar. I kam pasur duart e arta. Unë jam socialist. Nuk po marrim vesh gjë për skemën e re të pensioneve.
Unë që kam punuar, kam dhënë të mira materiale nuk vlerësohem fare. Po kërkoj rritje. Bashkëshortja ime ka punuar arkëtare, merrte 3500 lekë, unë kam marrë 10 mijë lekë. Rrogat e veta i rrisin këta, si nuk u vjen turp. Dalin në parlament, asnjë nuk e ngre dorën për ne, vetëm për veten e vet”.

Një tjetër pensionist u shpreh se ka punuar në disa institucione dhe se duhet të ketë një politikë sociale dhe rritje me me nivele. Ai mori si shembull të keq pensionet për deputetët.

“Unë jam pensionist, por kam qenë financier, kam punuar në disa institucione. Kam punuar në sigurimet shoqërore të Elbasanit.
Jam financier i mirëfilltë. Ulni informalitetin! Sa punonjës janë të paregjistruar. Marr 410 mijë lekë. Indeksimi është kompensim, jo rritje siç ka thënë Astrit Hado. Paga reale që marrin punonjësit në sektorin privat nuk raportohet. I kanë në dorë. Unë dua rritje pensioni. Të ketë një politikë sociale. Të jetë me nivele. Dhe kjo që u bë me 4.1, ai që merrte 600 merr dhe më shumë.
Pensionet super të larta të deputetëve. Shurra e deputetit pensionist vlen 100 mijë lekë të reja. Çfarë bën ai përveç shurrës. Shurrë ai, shurrë unë”, tha pensionisti./Versus.al

 

 

Poll