AKTUALITET /

Përfshihet nga flakët banesa në Pukë! Kryefamiljari pëson djegie, transportohet për në Tiranë

Dyshohet se shkak për zjarrin është bërë një shkëndijë elektrike.

Shkruar nga Versus

Përfshihet nga flakët banesa në Pukë! Kryefamiljari

Pukë- Një banesë në fshatin Mesul është përfshirë nga flakët gjatë mesditës së sotme. 

Për pasojë ka mbetur i lënduar kryefamiljari Ardian Keci i cili ka pësuar djegie në disa pjesë të trupit. Keci është dërguar në një spital të Tiranës ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore. 

Zjarfikësit kanë shuar flakët, ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rastit. Versus.al

Poll