Tiranë- Një 19 vjeçare që mbeti e bllokuar brenda banesës që u përfshi nga flakët në rrugën “Sali Nivica” ka shpëtuar mrekullisht pas ndërhyrjes së forcave “Shqiponja”.
Mësohet se flakët u përhapën si pasojë e një shkëndije elektrike që shkaktoi dëme materiale por fatmirësisht pa persona të lënduar.
Zjarrfikësit bënë të mundur shuarjen e flakëve pa rrezikuar banesat e tjera përreth, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë e rastit. Versus.al







