Një 19 vjeçar shqiptar ka mbetur i plagosur pas një sherri të rëndë që raportohet se ka ndodhur në Metamorfosi në Greqi mesditën e së premtes.
Sipas të dhënave nga mediat greke dhe nga autoritetet vendase përleshja mes disa personave ka ndodhur në rrugën “Pefkon” dhe për pasojë kanë mbetur të plagosur tre persona. Autoritet deri më tani nuk kanë zbardhur motivet e ngarjes, të cilat dyshohen të jenë motive të dobëta.
19 vjeçari nga Shqipëria u dërgua në spital për mjekim të specializuar, ndërsa për rastin në fjalë janë arrestuar shtatë persona, katër të rritur dhe tre të mitur. /Versus.al/







