Një shtetas shqiptar u arrestua në Bari nga policia italiane pasi ishte në kërkim prej 5 vitesh në Gjermani. 38-vjeçari u arrestua nga efektivët e Komisariatit të Policisë Bari, pasi ndaj tij doli një shënim gjurmimi në Shengen.
Për të verifikuar aktualitetin e gjurmimit, u kontaktua Shërbimi i Bashkëpunimit Policor dhe konfirmoi se ndaj personit ishte në pritje një urdhër-arresti europian.
Shtetasi shqiptar së bashku me disa bashkëpunëtorë mësohet se kanë kryer 9 vjedhje të ndryshme në veri të Gjermanisë, duke vjedhur sende dhe para me vlerë rreth 140 mijë euro. Në Gjermani ai do të duhet të dalë në gjyq sepse konsiderohet përgjegjës për krimin e vjedhjes së rëndë.
Pas procedurave formale i arrestuari është dërguar në burgun e Barit.







