AKTUALITET /

Plagosja e dyfishtë në Malësi të Madhe, zbardhet dëshmia e Lul Rakajt: Më rrahën nipin, shkova për t'u sqaruar

Në dëshminë e tij Rakaj është shprehur se kur shkoi të takonte personat në fjalë që i kishin goditur nipin dyshoi se njëri prej tyre kishte armë dhe i ka qëlluar.

Shkruar nga Versus

Plagosja e dyfishtë në Malësi të Madhe, zbardhet

Është zbardhur dëshma e Lul Rakajt që plagosi me armë zjarri Besmir Cofin dhe Avenir Hasanajn para hyrjes së një lokali.

Në dëshminë e tij Rakaj është shprehur se kur shkoi të takonte personat në fjalë që i kishin goditur nipin dyshoi se njëri prej tyre kishte armë dhe i ka qëlluar.

“Pak ditë më parë dy personat që kam plagosur kanë goditur nipin tim duke e rrahur. Nuk e di se çfarë konflikti kanë pasur por di që më kanë goditur nipin i cili më tregoi për ngjarjen e ndodhur.

Unë shkova për të folur me ta dhe aty nisi debati.  Dyshova se njëri prej tyre kishte armë zjarri ndaj duke menduar se mund të më vrisnin qëllova ndaj tyre”, ka deklaruar përpara grupit hetimor shtetasi Lul Rakaj, autori i plagosjes së dyfishtë në Malësinë e Madhe.

Rakaj u arrestua disa orë pas ngjarjes nga forcat speciale RENEA por arma e zjarrit tip ‘pistoletë’ me të cilën ai kreu krimin nuk është gjetur ende.

Mësohet gjithashtu se Rakaj është person me  me precedentë të mëparshëm penalë pasi 13 vite më parë vrau Kolë Mushkun për hakmarrje pasi i kishte vrarë të atin./Versus.al

Poll