AKTUALITET /

Policia e kap “mat”/ Ja për çfarë u arrestua shqiptari në Itali

Një shqiptar në Itali është kapur në flagrancë nga karabinierët në mjediset e shtëpisë në të cilën banonte. 28 vjeçarit i janë sekuestruar një shumë parash, 34 kg kokainë, telefona celularë, një peshore dhe material të cilin e përdorte për paketimin e lëndës narkotike.

Shkruar nga Versus
Policia e kap “mat”/ Ja për çfarë u arrestua

 

Policia italiane ka vënë në pranga një 28 vjeçar, i cili ka qenë pjesë e një rrjeti të trafikut të drogës. I riu , i cili jetonte në Novara është arrestuar në zonën e Busto Arsizio të Vareses nga Karabinierët. Shqiptari u pikas nga autoritetet vendase nga informacionet konfidenciale që ata zotëronin nga mjediset e shit-blerjes së drogës.

Ai është kapur në flagrancë nga karabinierët në mjediset e shtëpisë në të cilën banonte. 28 vjeçarit i janë sekuestruar një shumë parash, 34 kg kokainë, telefona celularë, një peshore dhe material të cilin e përdorte për paketimin e lëndës narkotike.

Menjëherë pas kontrollit shqiptari është vënë nën prangat e policisë. /Versus.al/

Poll