AKTUALITET /

Policia greke kontrolle në qelinë ku mbahej Laert Haxhiu. Çfarë po ndodh në burgun ku u vra Alfons Ndoci?

Shkruar nga B.SH
Policia greke kontrolle në qelinë ku mbahej Laert Haxhiu.
Foto montazh: Laert Haxhiu dhe Alfons Ndoci

Në burgje ndodhin gjëra të çuditshme , por sidomos në atë të Korydallos gjërat kanë dalë jashtë kontrollit.

Dhe sa herë që të burgosurit zihen me njëri-tjetrin askujt nuk i djersin veshi.

Kështu e nis shkrimin e saj mbi vrasjet në burgjet greke, media helene Zougla.

Kjo media shton më tej se fjala është për vrasjen pak ditë më parë brenda këtij burgu të shqiptarit Alfonso Ndocit, i vrarë pak orë pas vrasjes së topografit grek Panagiotis Stathis, vrasje që ka tronditur vendin fqinj.

Sipas kësaj medie policia greke ka kryer kontroll në qelinë 32 e Etem Hoxhës dhe në qelinë 30 ku është mbajtur Laert Haxhiu para se të ekstradohej në Shqipëri.

Burime tregojnë se ky kontroll u krye pasi viktima Aflonso Ndoci lidhet direkt me hetimin e vrasjes së topografit grek.

Vrasjen e Ndocit e mori përsipër Xhuliano Halili, një shqiptar i dënuar me burgim të përjetshëm për dy vrasje, ndërsa pamjet e siguruara nga mediat greke treguan se në përplasje kishin marrë pjesë disa të burgosur mes tyre edhe Etem Hoxha.

Edhe pse vrasja u konsiderua fillimisht se ndodhi për shkak të një konflikti lidhur me futjen ose jo në qeli të të dënuarve pas protestët së tyre lidhur me kondicionimin e qelive, ngjarja duket se ka edhe prapaskena të tjera.

Kjo media hedh dyshime se gardianët mund të kenë krijuar kushtet për vrasjen e Alfons Ndocit.

Nga pamjet e siguruara nga kjo medie shihet Xhuliano Halili dhe Etem Hoxha duke dalë të armatosur me thika nga zyra e kryegardianit Lamropoulo dhe janë lejuar të kalojnë sektorin nga gardiani Kokkinakis i cili u ka hapur portën.

Sapo ai e ka mbyllur sërish portën, dy shqiptarët kanë sulmuar Alfons Ndocin.

Përveç kësaj, ka dyshime se vrasja e Ndocajt mund të jetë e paguar nga “mafia e Mykonos”. 

Alfons Ndoci i penduar? “Zougla”: “Kemi dëshmi të tij”

Sipas medias greke “Zougla”, Alfons Ndoci, para se të vritej, me sa duket nga frika se mund t’i ndodhte diçka e rëndë, ishte kujdesur që të niste tek “Zougla” bisedat e regjistruara mes tij dhe një partneri kontraktor në Mykonos.

Media greke pretendon se i ka këto rregjistrime por ende nuk i ka publikuar. 

 

Poll