AKTUALITET /

Porositës dhe financues i 6 vr*sjeve, Erion Alibej pranon krimet: Doja me çdo kusht të eleminoja Talo Çelën

Shkruar nga Versus
Porositës dhe financues i 6 vr*sjeve, Erion Alibej pranon krimet: Doja me
Erjon Alibej, Talo Çela

I penduari i drejtësisë, Erjon Alibej ka rrëfyer sot vrasjet në të cilat ka qenë financues dhe organizator, apo pjesëmarrës. Ai tha se vrasjen e Dorian Shkozës e kishte porositur pasi donte me çdo kusht eleminimin e të shumëkërkuarit Talo Çela.

Në deklaratën e tij gjatë seancës që mbahet në Gjykatën e Posaçme, Alibej tha se ishte arrestuar më parë për trafik droge së bashku me vëllain e tij. Ndërsa kalvarin e krimeve me vrasjen e disa personave e nisi pas masakrës së Bradasheshit në dhjetor të 2018-ës ku iu ekzekutua vëllai dhe daja i tij. 

Sipas Alibejt, vrasësi me pagesë Nuredin Dumani kishte qenë "çelësi" i zbardhjes së ngjarjes ku u vra vëllai i tij dhe se në bazë të informacioneve që kishte marrë prej tij kishte nisur me ekzekutimet me qëllim final eleminimin e të shumëkërkuarit Talo Çela. 

"Jam financues në vrasjen e Dorjan Shkozës. Jam pjesëmarrës në vrasjen e Besian dhe Viktor Haxhia. Jam pjesëmarrës në vrasjen e Emiljano Ramazit dhe Regis Runajt. Dhe në vrasjen e Bujar Çelës. Kam qenë i dënuar më parë për trafik droge, në 2010-2011. Për këtë çështje jam arrestuar dhe kam dal nga burgu në 2013. Kemi qenë një grup i dënuar për këtë çështje, mes tyre dhe vëllai im i ndjerë. Vrasjen e Dorjan Shkozës e kërkova sepse me çdo kusht doja Talo Çelën. Nga komunikimi që unë kisha me Nuredninin, unë disa persona nuk i njihja që ishin pjesëtarë në vrasjen e familjarëve të mi. E mësova nga Nuredin Dumani që Dorjan Shkoza ka marrë pjesë në ekzekutimin e familjarëve të mi. Nuredin Dumani me dukej i besuar sepse më korespondonin të dhënat. Nuredini Dumani nuk më tregoi ndonjë dokument për Dorjan Shkozën, por thëniet e tij më bindën. Lidheshin rrethanat, sepse Nuredini më tha kane qenë dy makina. Ndaj familjarëve të mi është qëlluar me dy automjete. Për vrasjen e Anxhelo Avdia e mora vesh përmes televizorit mos gaboj. Nuk kisha dëgjuar më parë për Anxhelo Avdinë. Nuredini më tha që ai ishte pjesë e grupit kundërshtuar, i Talo Çelës. Enchro Chatin e kam përdorur që kur është hedhur në treg. Rreth vitit 2016-2017 e kam nisur përdorimin"- u shpreh i pandehuri i dosjes 'Plumbi i Artë' i cili tashmë është kthyer në bashkëpunëtor të drejtësisë. Versus.al

Poll