AKTUALITET /

“Pse jeni këtu”, si reagoi Veliaj kur u përball me agjentët e BKH? Gazetarja: Ndërhynë 2 zyrtarë të bashkisë

Shkruar nga Versus
“Pse jeni këtu”, si reagoi Veliaj kur u përball me
Momenti i shoqërimit të Erion Veliajt drejt bllokut të sigurisë "Mine Peza"

Kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhej në një mbledhje me bashkëpunëtorët e ngushtë në momentin kur agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit mbërritën në bashki për t’i komunikuar akuzën dhe masën e caktuar për të.

Gazetarja Anila Hoxha tha në “Top Story” se agjentët e BKH pritën deri në përfundimin e mbledhjes për të folur me kryebashkiakun.

“Erion Veliaj, në momentin që BKH mbërritën në bashki, ai gjendjej në një mbledhje të ngushtë më bashkëpunëtorët e tij, në zyrën e tij. Agjentët e BKH kanë pritur deri sa ka përfunduar mbledhja dhe menjëherë kanë biseduar me të dhe i kanë vendosur në disponim dosjen”, u shpreh Hoxha.

Mes të tjerash gazetarja shtoi se dy zyrtarë të bashkisë kanë pasur reagim ndaj agjentëve duke u kërkuar shpjegime, por Veliaj u ka kërkuar të vazhdojnë me kryerjen e detyrës së tyre.

“Ka pasur një lloj reagimi nga dy zyrtarë të bashkisë, që kanë kërkuar shpjegime pse janë hetuesit aty, dhe ka ndërhyrë Veliaj. Iu është përgjigjur dhe u ka kërkuar ‘lërini të bëjnë detyrën’. Më pas është futur në makinën e tij, brenda së cilës kanë qenë efektivët, dhe më pas nuk e kanë çuar në ambienteve të drejtorisë së policisë së Tiranës, sepse ishte shteruar komunikimi i masës në zyrën e tij, dhe u shoqërua me një herë drejt bllokut të sigurisë”, deklaroi gazetarja. Versus.al

Poll