AKTUALITET /

“Pse se mbarove punën, do ta pr*s fytin”, dëshmitari rrëfen çfarë dëgjoi nga autorët pas atentatit ndaj ish-prokurorit

Gjyqi ndaj ish-anëtarëve të bandës së Durrësit vijon ndërsa tashmë merren në pyetje edhe dëshmitarët okularë.

Shkruar nga Versus

“Pse se mbarove punën, do ta pr*s fytin”, dëshmitari

Paraditen e sotme në Gjykatën e Posaçme ka vijuar seanca në ngarkim të të pandehurve Plarent Dervishaj e Julian Meçe sa i takon dosjes hetimore për atentatin më 1 nëntor të vitit 2019 ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja dhe Aleksandër Lahos (Rrumit të Shijakut).

Gjatë gjyqit të sotëm, prokurori i posaçëm Adnan Xholi lexoi deklarimet e njërit prej dëshmitarëve okularë që ka parë automjetet e përdorura në atentatin që u krye në unazën e Shkozetit. Dëshmitari ishte thirrur në gjyq por ai nuk është gjendur pasi është larguar nga territori shqiptar ndaj prokurori lexoi deklarimet e tij dhëna pas ngjarjes para oficerit të policisë gjyqësore.

“2 makinat ndaluan dhe pashë që personat që dolën filluan të debatojnë. Njëri që kishte thikë në dorë i tha pse se mbarove punën, do ta pres fytin të q… Robt”.

Xholi lexoi edhe deklarimet e dhëna nga Aleksandër Laho pas ngjarjes ku ai mbeti i plagosur. Edhe “Rrumi” nuk është gjetur për tu thirrur si dëshmitar pasi ai është person i shpallur në kërkim.

Çfarë tha “Rrumi” pas atentatit në 1 nëntor 2019.

“Para atentatit ishim për drekë me prokurorin dhe Enver Shabën e një shok të tij. Kur u nisëm kam parë një vajzë me emrin Lusi që e njihja në trotuar e cila shikonte nga ne dhe pastaj ajo hipi në një automjet me një zyrtar të hipotekës”

Ndërsa mbrojtja e të pandehurve kërkoi thirrjen e shtetases Lusiena Kola si dëshmitare në process.

Plaurent Dervishaj: Dëshmitarët duhet të vijnë në sallë të na shohin a jemi ne ato personat tek “Benzi”. Për “Rrumin”, zoti prokuror i beson asaj dëshmie apo jo?

Julian Meçaj: Ç’punë kanë këto dëshmitarë me procesin tim, se kuptoj.

Për këtë proces SPAK ka kërkuar si dëshmitar edhe disa persona të tjerë mes të cilëve dhe Luan Matën, babain e Ervin Matës. Versus.al

Poll