AKTUALITET /

Urgjenca e Spitalit 'Nënë Tereza' në kolaps, gazetari publikon mesazhin e mjekes: Nuk ka as vende të lira, as barriera bosh!

Mjekja, identiteti i së cilës nuk bëhet i ditur, thekson se nuk ka asnjë barelë bosh dhe as vende të lira për të pritur pacientë të rinj, duke krijuar një situatë alarmante që kërkon ndërhyrje të menjëhershme nga autoritetet kompetente.

Shkruar nga Versus

Urgjenca e Spitalit 'Nënë Tereza' në kolaps, gazetari

Urgjenca e Spitalit Universitar “Nënë Tereza” po përballet me një kolaps të plotë, sipas raportimit të fundit të gazetarit Osman Stafa.

Në një postim në rrjetet sociale, ai ndan bisedën e një mjekeje me kolegët e saj, teksa shpreh shqetësimin për mungesën e burimeve materiale në këtë institucion, më të rëndësishmin në vend.

Urgjenca e Spitalit 'Nënë Tereza' në kolaps, gazetari
Mesazhi i mjekes i publikuar nga gazetari Stafa

Mjekja, identiteti i së cilës nuk bëhet i ditur, thekson se nuk ka asnjë barelë bosh dhe as vende të lira për të pritur pacientë të rinj, duke krijuar një situatë alarmante që kërkon ndërhyrje të menjëhershme nga autoritetet kompetente.

Gjithashtu, pavionet e mjekësisë së brendshme refuzojnë shtrimet e reja, duke argumentuar mungesën e vendeve të lira.

Gazetari Stafa bën thirrje për veprim të shpejtë nga institucionet përgjegjëse, duke theksuar se situata është tepër serioze dhe kërkon zgjidhje urgjente.

Postimi i gazetarit Osman Stafa: 

URGJENCA E QSUT NË KOLAPS

Në Urgjencën e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” situata ka dalë jashtë kontrollit.

Mjekja e urgjencës thotë: "Asnjë barelë bosh, asnjë vend i lirë për të pritur pacientë të rinj". (Ky është komunikim i një grupi mjekësh të urgjencës në whatsapp. E disponoj të gjithë komunikimin, por për të ruajtur burimin, nuk po e publikoj të plotë. Sms është e ditës së enjte).

Mjekët e turnit ngrenë alarmin se pavionet e spitalit nuk pranojnë më raste të reja, sepse janë të mbingarkuar dhe nuk kanë hapësirë për shtrime.

Pavionet e Mjekësisë së Brendshme, Gastrohepatologjisë dhe Neurologjisë refuzojnë të marrin pacientë nga urgjenca me arsyetimin se “nuk ka vende bosh”. Mjekët thonë se në disa prej këtyre shërbimeve pacientët mbahen me javë të tëra, madje edhe për më shumë se një muaj, pa u nxjerrë, duke pamundësuar që raste të reja të sistemohen. Arsyeja? Duhet ta gjejë Drejtoria e QSUT-së dhe Ministria e Shëndetësisë.

Kjo ka bërë që urgjenca të shndërrohet në një qendër bllokimi, ku pacientët që kërkojnë ndihmë mbeten në korridore, në karrige ose në dysheme. Stafi mjekësor ndodhet përballë pamundësisë për të ofruar kujdesin minimal. Dhe kjo më pas shkakton konflikte mes mjekëve, infermierëve dhe pacientëve.

Situata është shumë serioze.
Askush nuk interesohet për ta zgjidhur. Dhe ata të cilët e pësojnë janë pacientët, e pastaj mjekët.

Mjekët nuk duhet ta pranojnë këtë situatë. Reagoni. Duhet të reagoni. Së pari për betimin që keni bërë, e së dyti, për veten tuaj./Versus.al

Poll