
Një aksident tragjik ka ndodhur gjatë natës në segmentin Maliq-Pogradec, në zonën e quajtur "Lapidari", afër fshatit Podgorie.
Dy automjete janë përplasur në kushte ende të paqarta, duke shkaktuar pasoja të rënda. Një prej shoferëve, i identifikuar si 28-vjeçari Aurel Çipi, ka humbur jetën, ndërsa shoferi i mjetit tjetër ka pësuar lëndime, por është jashtë rrezikut për jetën.
Automjeti i viktimës është shkatërruar plotësisht nga goditja, dhe shërbimi zjarrfikës i Maliqit ka punuar për më shumë se një orë për të nxjerrë trupin e pajetë të tij. Sipas informacioneve paraprake, aksidenti mendohet se është shkaktuar për shkak të një manovre të gabuar nga një nga drejtuesit e automjeteve./Versus.al







