Elbasan- Një 36 vjeçar i identifikuar si Spartak Sinani është arrestuar nga policia pasi qëlloi me armë zjarri në ajër në fshatin Liçaj të Cërrikut.
Gjatë kontrolleve që u kryen në banesën e Sinanit, policia gjeti dhe sekuestroi: një pistoletë, një armë gjahu dhe 2 armë sportive.
Fatmirësisht si pasojë e të shtënave në rrugën e fshatit, nuk ka pasur persona të lënduar, ndërsa për autorin po vijojnë hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. Versus.al







