AKTUALITET /

Reklamohen dhe nga VIP-at shqiptarë, 30 klinikat estetike që përdornin botox kontrabandë tek klientët

Këto klinika estetike që kanë përdorur botox kontrabandë ndaj klientëve të tyre janë të njohura dhe një pjesë e tyre janë reklamuar dhe nga personazhet VIP shqiptarë.

Shkruar nga Versus

Reklamohen dhe nga VIP-at shqiptarë, 30 klinikat estetike që

Gjatë një aksioni policor në rreth 30 qendra estetike, dy ditë më parë krimi ekonomik zbuloi një sasi të konsiderueshme me mallra botoxi kontrabadë që ishte future pa faturë dhe u shitej klientëve duke shkaktuar dëm për buxhetin e shtetit.

Në pranga kanë rënë 3 administratorë të aktivitetit kriminal, Mildon Kumaraku, administrator  i magazinës që fuste mallrat kontrabandë si dhe administratoret e qendrave estetike, Xhuliana Mahmuti dhe Deisa Shehaj të cilat nuk deklaronin të ardhurat e fituara nga injektimi i botoxit që ishte futur kontrabandë në vend.

Ndërsa në kërkim është shpallur doktori i VIP-ave,Skerdi Faria si dhe dy administratorë të tjerë, që dyshohet se kanë injektuar Botox-in kontrabandë.

Duhet të thuhet se klinikat estetike e mëposhtme që kanë përdorur botox kontrabandë ndaj klientëve të tyre, janë të njohura dhe një pjesë e tyre janë reklamuar dhe nga personazhet VIP shqiptarë.

Klinikat estetike në paligjshmëri

Subjekti “Ledi Smile”

Subjekti “Era_Medical Aesthetics”

Subjekti “Deas_Aesthetics_clinic”

Subjekti “Amra_medical_aestetics”

Subjekti “The Glam House”

Subjekti “Better Me”

Subjekti “Aris Medical”

Subjekti “Medart Clinic”

Subjekti “La Beauty”

Subjekti “Este Medical Group Albania 1”

Subjekti “Bellisera (Calme Beauty Met Clinic)”

Subjekti “Allure Beauty Center”

Subjekti “Allure Beuty”

Subjekti “Keit Day hospital”

Subjekti “Derma Pure”

Subjekti “Klinika kirurgjike Austriake”

Subjekti “Velvet Medical Center”

Subjekti “Medicare Hospital”

Subjekti “Derma Bless”

Subjekti “Begas Clinic”

Subjekti “Medical Hills”

Subjekti “Onxy Dermo Care”

Subjekti “La Perla Dermo Aesthetics Center”

Subjekti “Cozzy Aesthetics”

Subjekti “Luar Clinik”

Subjekti “Doctor Hospital”

Subjekti “Senera Hoxha”./Versus.al

 

 

Poll