AKTUALITET /

Sërish konflikt mes të miturve, adoleshenti në Durrës qëllon me armë pas sherrit me bashkëmoshatarin

Shkruar nga Versus

Sërish konflikt mes të miturve, adoleshenti në Durrës

Konfliktet e ashpra mes të miturve vijojnë edhe pas tragjedisë së ndodhur vitin e kaluar. Këtë herë në Sukth të Durrësit, dy 17 vjeçare janë konfliktuar me njëri tjetrin për motive të dobëta.

Pas sherrit, njëri prej tyre ka marrë armën e zjarrit tip “pistoletë” dhe hapur zjarr në ajër në formë kërcënimi ndaj bashkëmoshatarit të tij me të cilin ishte konfliktuar.

Sërish konflikt mes të miturve, adoleshenti në Durrës
Pistoleta e sekuestruar

Ngjarja ka ndodhur më 7 janar të këtij viti, rreth orës 15:30 kur 17 vjeçari A.K ka qëlluar me pistoletë, por fatmirësisht nga ngjarja nuk ka pasur të lënduar.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit te Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale "Prishja e qetësisë publike" dhe "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”. Versus.al

Poll