AKTUALITET /

Sherr dhe plagosje në Gjirokastër, i riu niset me urgjencë drejt Tiranës, fieraku në kërkim

Shkruar nga Versus

Sherr dhe plagosje në Gjirokastër, i riu niset me urgjencë drejt

Një sherr dhe plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Gjirokastër.

Policia bën të ditur se, i plagosuri është një 21-vjeçar me inicialet L. H., dhe autori në kërkim është një 29-vjeçar nga Fieri.

Gjirokastër/Informacione paraprake

Mbrëmjen e sotme, në Urgjencën e Spitalit Rajonal Gjirokastër, është paraqitur për të marrë mjekim, shtetasi L. H., 21 vjeç, banues në lagjen "Kodra e Shtufit", i cili dyshohet se gjatë një konflikti të çastit për motive të dobëta, shtetasi L. Dh., 29 vjeç, banues në Fier, e ka goditur me mjet prerës (thikë).

21-vjeçari u dërgua për mjekim më të specializuar në spitalin e Traumës, Tiranë.

Shërbimet e Policisë po punojnë për kapjen e shtetasit L. Dh..

Ndërkohë, vijon puna e grupit hetimor, për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

 

Poll