AKTUALITET /

Sherr i rëndë në Dibër, qytetari përleshet me dy punonjës të bashkisë

Ngjarja ka ndodhur në bulevardin e qytetit, ku qytetari është konfliktuar fizikisht me dy zyrtarët për motive të dobëta. Të tre personat e lartpërmendur janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Dibër, ku vijojnë hetimet për ngjarjen.

Shkruar nga Versus

Sherr i rëndë në Dibër, qytetari përleshet me dy

Një sherr i rëndë ka ndodhur sot në Peshkopi, ku janë përfshirë dy punonjës të bashkisë dhe një qytetar.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në bulevardin e qytetit, ku qytetari është konfliktuar fizikisht me dy zyrtarët për motive të dobëta. Të tre personat e lartpërmendur janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Dibër, ku vijojnë hetimet për ngjarjen.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 16.00, në bulevardin e qytetit të Peshkopisë, shtetasi B. M., për motive të dobëta është konfliktuar fizikisht me shtetasit B. K., dhe E. M. (punonjës të bashkisë Dibër).

Të tre personat e lartpërmendur janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Dibër dhe nën drejtimin e Prokurorisë, po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të konfliktit.

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: