Sarandë- Ngjarja e ndodhur gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm në fshatin Gjashtë raportohet të ketë qenë një përplasje mes fiseve për një borxh të vjetër.
Janë bërë publikë edhe emrat e policëve të përfshirë në këtë përplasje, konkretisht Alvaro Sulejmani efektiv në komisariatin e Himarës, Kidi Sulejmani dhe Ergis Sulejmani, të dy efektivë në policinë kufitare të Sarandës, Redi Sulejmani student në Akademinë e Policisë në Tiranë dhe Igli Duka ish-efektiv i policisë në Sarandë, i arrestuar më parë në Skoci për përfshirje në trafik droge.
Deri më tani, dy prej të dyshuarve, Alvaro Sulejmani dhe Beqir Çocka, janë dorëzuar vullnetarisht në Komisariatin e Policisë Sarandë. Një tjetër person, Mihal Sulejmani, gjithashtu është paraqitur në polici. Në hetime është përfshirë edhe Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, ndërsa në vendngjarje janë gjetur edhe gëzhoja plumbash pavarësisht se në njoftimin e policisë nuk bëhej me dije nëse kishte pasur të shtëna me armë zjarri. Versus.al







