
Gramsh- Një vatër zjarri e shfaqur në brendësi të një serivisi elektroshtëpiakesh, ka sjellë shkrumbimin e plotë të mallrave që gjendeshin brenda dhe të godinës ku zhvillohej aktiviteti.
Zjarrfikësit kanë tentuar të shuajnë flakët, por pothuajse gjithçka u shkrumbua për disa minuta. Ndërsa ende nuk ka një shkak konkret për flakët, fatmirësisht nuk pati persona të lënduar.
Dyshimet janë se flakët mund të jenë shkaktuar nga një shkëndijë elektrike. Versus.al







