AKTUALITET /

"Shoferi ishte në gjumë..." / Tragjedi në Turqi, 6 të vdekur e 34 të plagosur në një aksident (VIDEO)

Autobusi, me 44 pasagjerë, u nis nga provinca perëndimore e Balıkesir dhe po shkonte për në rajonin e Kapadokisë. Një dëshmitar okular raportoi se shoferi i autobusit ishte në gjumë gjatë aksidentit tragjik, raporton faqja e internetit hurriyetdailynews.com.

Shkruar nga Versus

"Shoferi ishte në gjumë..." / Tragjedi në Turqi, 6

6 persona u vranë dhe 34 u plagosën në një aksident rrugor tragjik ku një autobus turistik u përplas në barrikada dhe u përmbys në provincën Aksaray të Turqisë qendrore më 18 tetor.

Aksidenti ka ndodhur në linjën Aksaray-Ankara rreth orës 7 të mëngjesit.


Autobusi, me 44 pasagjerë, u nis nga provinca perëndimore e Balıkesir dhe po shkonte për në rajonin e Kapadokisë.

Një dëshmitar okular raportoi se shoferi i autobusit ishte në gjumë gjatë aksidentit tragjik, raporton faqja e internetit hurriyetdailynews.com.

“Autobusi më kaloi dhe më pas filloi të kthehej majtas e djathtas. Kam ndezur fenerët dhe kam i rashë burisë”, tha ai, duke theksuar përpjekjet e tij për të parandaluar incidentin.

“Isha duke fjetur dhe kisha vendosur rripin e sigurimit. Kam parë mjetin duke u përmbysur”, tha pasagjeri Ramazan Durmuş, duke kujtuar momentet e ngjarjes.

Ministri i Brendshëm Ali Yerlikaya postoi një deklaratë për këtë çështje, duke theksuar se 3 nga 34 personat që u plagosën, mbeten në gjendje kritike. / Versus

Poll