AKTUALITET /

Si u zbulua dokumenti fals gjatë votimeve në zgjedhjet e 11 majit? Zyrtarja e KQZ: S’e kujtoj…

Hetimet për zgjedhjet e 11 majit zbuluan një badge të dyshuar fals, që çoi në gjykim tre persona. Dokumenti mbante vulën e KQZ-së, por rezultoi i falsifikuar. Punonjësja e institucionit, e përmendur në dosje, thotë se nuk mban mend ta ketë vulosur. Një detaj i vogël që hapi një çështje të madhe.

Shkruar nga Versus

Si u zbulua dokumenti fals gjatë votimeve në zgjedhjet e 11 majit?

Prokuroria e Tiranës ka çuar për gjykim tre persona, pas hetimeve mbi një rast të dyshuar falsifikimi gjatë zgjedhjeve të 11 majit.

Në qendër të dosjes janë Arlind Pepa, Genc Demiro dhe Migena Xibinaku.

Pepa, i angazhuar si vëzhgues i Partisë Socialiste, është paraqitur në shkollën “9-vjeçare Vorë” me një badge (karta e identifikimit) që, sipas hetimeve, rezulton i falsifikuar.

Ai ka pohuar se dokumentin e ka marrë nga PS, konkretisht përmes Genc Demiros.

Në dosje përmendet edhe emri i Migena Xibinakut, specialiste e protokollit në KQZ, e cila dyshohet se ka vendosur vulën zyrtare.

Ajo ka deklaruar se nuk e kujton aktin, pasi trajtonte shumë dokumente, duke shtuar se vula e madhe ruhet në kasafortë.

Hetimet saktësojnë se badge i tillë lëshohet vetëm për punonjës me kontratë në KQZ, ndaj dokumenti  ndonëse i vulosur  konsiderohet fals. Një skemë e vogël, por me pasoja të mëdha./Versus.al

 

Tags:

falsifikim

Poll