AKTUALITET /

"S'ka letër anonime që ndal vrapin e Tiranës", Veliaj reagon sërish nga burgu

Shkruar nga Versus

"S'ka letër anonime që ndal vrapin e Tiranës",

Pavarësisht se kryebashkiaku Erion Veliaj është në paraburgim që prej 9 shkurtit nën dyshimin për kryerjen e veprave penale të korrupsionit në 9 raste dhe pastrimit të parave, në faqen e tij zyrtare të facebook-ut publikohen vazhdimisht video.

Këtë herë kryebashkiaku ka zgjedhur të publikojë video duke ironizuar kundërshtarët politikë me ndryshimet e bëra nga Tiranë. Ndërsa duke iu referuar denoncimit të Nesti Angonit, shprehet se asnjë letër anonime nuk mundet të ndalë ndryshimin e Tiranës.

“Mirëmëngjes me këtë video që tregon se me sa shumë dashuri e këmbëngulje është punuar në Tiranë, qoftë edhe për një kënd lodrash, për të kuptuar se nuk ka burg pa gjyq e as letra anonime që mund ta ndalin vrapin e saj!”- shkruhet në faqen zyrtare të Veliajt bashkangjitur me videon e postuar.

Ndërkohë edhe ditën e djeshme, Veliaj nuk i ndali fyerjet dhe akuzat ndaj prokurorit të posaçëm Olsi Dado i cili po heton dosjen e tij. Duke e konsideruar këtë të fundit si “violinist të dështuar”, Veliaj pretendoi se akuzat që i bëhen për lidhje klienteliste me biznesmenin Gentian Sula janë të pavërteta dhe absurde. Versus.al

Poll