Prokuroria e Posaçme lëshon 8 urdhërarreste për inceneratorin e Tiranës.
Gjithashtu SPAK mësohet se ka lëshuar urdhërarreste edhe për disa shtetas të huaj.
Burime për Versus.al bëjnë me dije se Spak ka kërkuar arrestimin e Dashamir Ymeraj, Denisa Tollkuçi, Endrit Habilaj, Renardo Nallbani, Ilir Dedja, Stela Gugallja, Klodian Zoto, Mirel Meriti
Por mësohet se asnjë prej tyre nuk është arrestuar deri më tani. Aktualisht agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe punonjësit e Policisë së Shtetit mësohet se janë duke kryer disa kontrolle për arrestimin e personave ndaj të cilëve është prerë fleta e arrestit.
Dy prej personave ndaj të cilëve është prerë fleta e arrestit janë larguar nga Shqipëria
Dosja e inceneratorëve po hetohet prej 2 vitesh tashmë dhe në nëntor të 2022 u kryen arrestimet e para në lidhje me këtë dosje. Në nëntor të 2022, u prenë fletë arresti për Regan Merdani, Robert Shabani, Gentian Zifla dhe Enver Sheshi, Arber Denizi, Juri Ymeraj, Silvester Dreza, Arjola Kodra, Luran Dusha dhe Giuseppe Ciaffaglione. Ndersa në dhjetor të 2023 u prenë he 15 fletë-arreste të tjera
Klodian Zoto, aksioner kryesor i inceneratorit, së bashku me administratorët e inceneratorit dyshohet se kanë përdorur një skemë fiktive të kryerjes së pagesave, për të mbuluar dhe fshehur natyrën e vërtetë të origjinës së shumave monetare.
4 milionë euro u paguan për inceneratorin e Fierit për punë që nuk u kryen asnjëherë, ndërsa 60 milionë lekë është dëmi i shkaktuar në buxhetin e shtetit në skemën e mashtrimit. 11 urdhër-arreste u firmosën nga Gjykata e Posaçme me kërkesë të SPAK, për inceneratorin e Fierit, 10 arrest në burg dhe 1 në arrest shtëpie. Nga hetimet e SPAK rezultoi se janë pasqyruar shërbime që nuk janë kryer në vlerën e 4 milionë eurove, vlerë e paguar nga Autoriteti Kontraktor dhe e përfituar përmes mashtrimit nga shoqëria koncesionare “Integrated Technology Ëaste Treatment Fier” sh.p.k.
Nga hetimet e SPAK rezultoi se Klodian Zoto, me bashkëpunëtorët, organizuan dhe vunë në funksionim skema mashtruese në lidhje me tatimin mbi vlerën e shtuar, me qëllim fitimin për llogari të inceneratorit që ka konsistuar në përfitimin e kreditimit TVSH-së. Shoqëria ka realizuar blerje fiktive nga kompanitë e personave të përfshirë në vlerë totale prej 359.4 milionë lekë dhe dëmi i shkaktuar përmes TVSH-së në buxhetin e shtetit është 60 milionë lekë.







