Gazetarja Klodiana Lala ka publikuar në rrjetet e saj sociale, një video ku shihen tre të rinj, ku njëri i filmon ndërsa dy prej tyre mbajnë armë zjarri.
Lala shkruan se videon e cila është regjistruar në Shkodër ja kanë dërguar dhe e ka deleguar tek autoritetet por nuk ka marrë përgjigje apo zgjidhje për rastin në fjalë.
Nga video e publikuar dallohen qartë llogaritë në rrjete sociale të djemve dhe madje emrat e tyre, me anë të së cilave Policia mund të identifikojë të rinjtë.
Në disa sekondave të videos po ashtu shquhet qartë dhe fytyra e djalit që drejton makinën, duke lehtësuar kështu procesin për autoritetet.
“Kjo video më ka ardhur muaj më parë në rrjetet e mia sociale. Mendohet te jete realizuar ne Shkoder, por une se kam konfirmuar ende ne menyre te pavarur.
Atekohe e pata adresuar ne polici, por askush nuk reagoi. Mbase qytetaret do te ndihmojne policine ne identifikimin e personave qe levizin me arme dhe sfidojne shtetin!”, shkruan gazetarja krahas videos. /Versus.al/







