AKTUALITET /

Të ardhura nga krimi, GJKKO konfiskon 1 mln euro pasuri të Redjan Rrajës dhe Kejvina Kthellës

Disa prej pasurive të sekuestruara rezultojnë në pronësi të Marsela Çiços, bashkëshortes së Redjan Rrajës.

Shkruar nga Versus

Të ardhura nga krimi, GJKKO konfiskon 1 mln euro pasuri të Redjan

Tiranë- Gjykata e Posaçme ka konfiskuar pasuri me vlerë 1 milionë euro në emër të Redjan Rrajës, të dënuarit me burg përjetë për atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoji në Durrës, ku vdiq shoferi i tij Andi Maloku.

Pasuritë e sekuestruara rezultojnë të jenë nën emrin e Redjan Rrajës, gruas së tij Marsela Çiço dhe modeles Kejvina Kthella me të cilën Rraja kishte pasur lidhje.

Në listën e pronave të sekuestruara rezultojnë dyqane, apartamente, automjete dhe një orë “Rolex”. Konkretisht janë sekuestruar:

Dyqan me sipërfaqe 30 m², në emër të Redjan Rrajës

Apartament me sipërfaqe 76 m², në emër të Redjan Rrajës

Apartament me sipërfaqe 127.5 m², në emër të Marsela Çiços

Dyqan me sipërfaqe 18.09 m², në emër të Marsela Çiços

Dyqan me sipërfaqe 18.09 m², në emër të Marsela Çiços

Një automjet në pronësi të Redjan Rrajës

Një automjet në pronësi të Kejvina Kthellës

Një orë dore (Rolex)

Pasuritë me vlerë deri në 1 milionë euro i kalojnë shtetit dhe i dorëzohen Agjencisë së Administrimit të Aseteve të Sekuestruara dhe Konfiskuara për menaxhim.

Ngjarja për të cilën u dënua Redjan Rraja ndodhi më 1 nëntor të vitit 2019 pranë mbikalimit të Shkozetit. Asokohe Ndoji i cili ishte prokuror në Durrës rezulton të ketë qenë në makinë me Landi Muharremin, i njohur ndryshe si “ forti i Sukthit” dhe automjeti drejtohej nga shoferi i tij Andi Maloku.

Ndaj tyre u qëllua me breshëri automatiku nga një tjetër automjet dhe për pasojë shoferi Maloku humbi jetën, ndërsa prokurori Ndoji mbeti i plagosur. Vetëm 4 ditë pas ngjarjes së ndodhur, më 5 nëntor u arrestua në Shkodër Redjan Rraja pasi ekspertiza gjeti shenjat e gishtërinjve të tij në atentatin ndaj ish-prokurorit. Pavarësisht se e ka apeluar vendimin, Gjykata e Posaçme ia ka lënë në fuqi dënimin e përjetshëm. Versus.al

Poll