AKTUALITET /

Trafikoi 1 ton kanabis në Kosovë, kapet në Elbasan i riu i shpallur në kërkim

Shkruar nga Versus
Trafikoi 1 ton kanabis në Kosovë, kapet në Elbasan i riu i
Foto: Erion Etemaj dhe momenti i arrestimit të tij

Elbasan- Një 34 vjeçar i identifikuar si Erion Etemaj është arrestuar nga policia pasi rezultonte se ishte shpallur në kërkim nga autoritetet e Kosovës për trafik kanabisi.

Më 30 tetor të këtij viti, gjykata e Pejës kishte caktuar masë arresti me burg ndaj të riut, i cili akuzohet se pjesë e grupit që tentoi trafikimin e 1 ton kanabisi në Kosovë.

Tashmë autoritetet kanë nisur procedurat për ekstradimin e tij drejt Kosovës ku edhe do të gjykohet për akuzat që i rëndojnë. Versus.al

Poll