
Spanjë- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur Malaga ku katër persona kanë humbur jetën, mes të cilëve tre shqiptarë të cilët sapo kishin grabitur një farmaci. Ndërsa viktima e katërt është oficeri i policisë që po kthehej nga shtëpia pas punës.
Mediat spanjolle shkruajnë se grupi i grabitësve kishte kryer mbi 10 grabitje që nga shkurti i këtij viti. Ata janë të dyshuar edhe për grabitje të kryera në stacionet e zjarrfikësve.
Në momentin kur patrulla e policisë ishte në ndjekje të tyre, ata u futën në një rrugë kundravajtje. Gjatë tentativës për t’u arratisur, fatkeqësisht u përplasën me makinën e një polici që po udhëtonte në drejtim të kundërt me ta dhe po kthehej në shtëpi pas pune.
Për pasojë, tre grabitësit dhe polici mbetën të vdekur në vendngjarje. Versus.al







